Egzon Preniq bukuroshi që u shpall top model

Egzon Preniq është fituesi i “Fol Shqip Top Model”, që u mbajt në Luzern të Zvicres. Bukuroshi me prejardhje nga Kosova, por që jeton në Gjermani, ja doli të triumfoj dhe të shpallet i pari mes shumë meshkujve të pashëm që garuan në këtë eveniment mode.

Në të gjitha defiletë, ai tregoj siguri, u shfaq me stil dhe e konfirmoj se i ka të gjitha premisat e të qenit një top model.

Për Egzon Preniq ky është vetëm starti i një rruge të gjatë në fushën e modës, fillim ky i mbarë për të, pasi e ka nisur me një çmim të madh.

Top modeli shqiptar nga Diaspora ka nisur menjëherë të diskutohet për sharmin që e karakterizon.

Modeli thotë se nuk do të ndalet së qeni pjesë e industrisë së modës.

“Fol Shqip Top model 2018” është një spektakël që u organizua si bashkëpunim mes shout “Fol Shqip show” dhe super modeles Bernadeta Nikollbibaj.

Komentoni lajmin...