E larguan nga lista, partia e Milaim Zekës pëson “goditjen e madhe”

Shkumbin Demolli, që ishte propozuar fillimisht për deputet nga partia e Milaim Zekës (PEK), në fund Kryesia e ka larguar atë nga lista përfundimtare për arsyeje ende të panjohura.

Lajmin e ka dhënë Shkumbin Demolli duke thënë se me këtë veprim është goditur partia e Zekës madje sipas tij tani gjasat që të kalohet pragu janë zbehur.

Në letrën e dorëheqjes ai thotë se për veprimet e tija politike, opinioni do të informohet me kohë.

“Me keqardhje dua të ju njoftoj se më sjam në list për deputet në kët mandat, përfundimisht i ndaj rrugët me kët parti, me mashtrues nuk mund të qëndroj”, ka shkruar Demolli në profilin e tij në Facebook.

Njoftimi i plotë i Demollit:

Letra e dorëheqjes

Të dashur miq,ka pak dit që jam antarsuar në PEK.
Fillimisht u propozova për deputet,e më pastaj më than se sje më në listen përfundimëtare,arsyja që jam larguar nga Lista është që kryesia paska vendos kështu. Jam kundër krimit,haraqit,korrupsionit.
Me keqardhje dua të ju njoftoj se më sjam në list për deputet në kët mandat, përfundimisht i ndaj rrugët me kët parti,me mashtrues nuk mund të qëndroj.
Nuk jam dorzuar dhe as nuk dorzohem,e kishin shancin për ta kaluar pragun,tash besoj se kan me humb besimin për kët veprim.

Për veprimet e mia politike,do të ju njoftoj me kohë.

Ftoj mediat për intervist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *