Dy reperët shqiptarë vijnë fuqishëm me ‘Për vllazni’ (Video)

“Për vllazni” titullohet projekti më ri i publikuar nga dy reperët shqiptarë që tashmë jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mik dhe Rrok, nuk dinë të ndalen. Me tekst nga Mik dhe Rrok ndërsa produksion i The scientist ndërkohë që videoklipi është realizuar nga Flexmartian kurse ky projekt bën pjesë në albumin e tyre të titulluar ‘Shqipes Up’, ju mund në lexoni në vazhdim se kush është Mik e kush Rrok.

Mik ka lindur në Athinë ndërsa ka jetuar atje deri në moshën 15 vjeç për të vazhduar më tej të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tash e 8 vite. Me prejardhje nga Tirana, Mik ka nisur të meret me muzikë tash e një vit ku ka realizuar tre videoprojekte si solo artist i zhanrit rap. Producentët me të cilët bashkëpunon ai janë Science HBF, Block beats dhe Teo. Albumi me të cilin po e punojnë bashkë me Rrok titullohet ‘Shqipes UP” e prej gjithë projekteve katër janë bashkëpunim (duet).

Po kush është reperi tjetër Rrok? Ai ka lindur në Sloveni ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jeton që në moshën 3 vjeçare e tash është 24 vjeç. Edhe Rrok tash e një vit ka nisur të meret me muzikë dhe ka realizuar disa videoprojekte. Muzika që e bën ai është në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Momentalisht punon në dy albume të reja, një shqip rap ndërsa tjetrin në anglisht. Një album tashmë e ka në iTunes dhe Spotify. Ky videoprojekt i ri është i pari në bashkëpunim mes tyre ndërkohë që bashkëpunimi për albumin ‘Shqipes Up’ vazhdon të jetë në nivel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *