fbpx
Lajme

Gazetari: 13 tenderë për Kompleksin “Adem Jashari” i ka fituar ortaku i biznesit të Bekim Jasharit

Gaztari i Insajderit Visar Duriqi ka kritikuar rëndë kryetarin e Skenderajt z. Bekim Jashari. Sipas gazetarit Duriqi ortaku në biznes i Bekim Jasharit i ka fituar 13 tenderë për kompleksin “Adem Jashari”.

Ai ka thënë se Bekim Jashari nuk lodhet pa pas pare e tendera.

Ja reagimi i plotë i tij:

Per me kallxu cfare eshte Bekim Jashari: Deri sa kam pas vakt me i kqyr, 13 prej 45 tenderve ne Kompleksin “Adem Jashari”, i ka marre ortaku ne biznes i Bekim Jasharit. Ne Presidence a ka tenderë? A ka shume pare? Bekimi nuk lodhet me shku diku ku s’ka pare e tendera.

Gjithashtu edhe Gazetari Vehbi Kajtazi e kishte pyetur në emisionin RTV Dukagjini Kryetarin e Skënderajt z. Bekim Jashari për tenderët e Kompleksit “Adem Jashari”. Kryetari i Skënderajt e kishte pranuar se me fituesin e tenderëve tash është bashkëaksionar prej vitit 2015.

VIDEO https://www.youtube.com/watch?v=9v1qR5eF3Ig 1:08:00

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close