fbpx
Lajme

AKP-ja i jep tender 10 mijë euro televizionit të Veton Surroit (DOKUMENT)

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) u ka dhënë tender prej 20 mijë eurove dy televizioneve nacionale të Kosovës për emetimin e reklamave dhe shpalljeve, ku njëri prej tyre është i afërt me pushtetin aktual.

Televizionet nacionale KTV dhe RTV21 janë përzgjedhur përfituese të një tenderi nga Agjencia Kosovare e Privatizimit për t’i transmetuar shpalljet dhe reklamat e kësaj agjencie, raporton Demokracia.com.

KTV dhe RTV21 do t’i përfitojnë nga 10 mijë euro nga kjo kontratë me AKP-në.

Siç bëhet e ditur në tenderin e publikuar në Prokurimin Publik, këto televizione do t’i përfitojnë nga 2.50 euro për sekondë, për një shpallje të AKP-së.

Kontrata do të jetë valide për 12 muaj, ndërsa nënshkrimi i saj pritet të bëhet të enjten, më 06 maj 2022.

KTV, që pronare e ka Flaka Surroin, njihet si televizion i afërt me pushtetin aktual. Ky televizion shpesh herë e ka mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje edhe sa ishte në opozitë. /Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close