Dimitrievski: U vonova gjysëm ore dhe i kërkova falje ministrit Ahmedoski

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka thënë se takimi me ministrin Aksel Ahmedovski i ishte caktuar që më parë por ai e kishte lutur atë që të presë sepse ka pasur një takim urgjent me disa biznesmen, transmeton Zhurnal.mk

“Jam i habitur nga joserioziteti i partnerit të koalicionit PCER se po bëj diskriminim ndaj ministrit rom”, ky ka qenë reagimi i kryetarit të Kumanovës, Dimitrievski pas akuzave nga partia e romëve se ministri Ahmedoski ka pritur dy orë dhe nuk është takuar me kryetarin e komunës.

“Jam vonuar gjysëm ore dhe i kërkova falje, e luta që të më presë sepse kisha takim urgjent me disa biznesmen dhe e kisha prioritet, nuk është e vërtetë që nuk është pranuar, ai ka qenë në kabinetin tim me bashkëpunëtorët e mi, kur mbarova takimin ai kishte ikur”, tha Dimitrievski.

Komentoni lajmin...