Destani: Sot në hapësirat e Wirtschaftsclub (Klubi Ekonomik) në Dyzeldorf, nën organizimin e ambasadës shqiptare, shënuam Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Sot në hapësirat e Wirtschaftsclub (Klubi Ekonomik) në Dyzeldorf, nën organizimin e Ambasadës Shqiptare në Gjermani, shënuam Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Shënimi i festës sonë kombëtare pikërisht në këtë ambient është në harmoni të plotë me dëshirën dhe synimet e përgjithshme të Diasporës Shqiptare, pra, që ajo të jetë pjesë e pandashme e proceseve dhe zhvillimeve të larmishme në të gjitha sferat, në ekonomi, politikë, art e kulturë, kudo ku jetojmë e veprojmë ne shqiptarët.

Le të frymojmë shqip ngado që jemi dhe me të gjitha iniciativat e aktivitetet që i ndërmarrim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *