fbpx
Lajme

Vjosa Osmani: Ambasada në Izrael u hap me dekret të Hashim Thaçit

Bekim Kupina, këshilltari i U.D Presidentes, Vjosa Osmani thotë se hapja e ambasadës në Izrael nuk u bë me dekretin e presidentes në detyrë Vjosa Osmani por me dekret të ish presidentit Hashim Thaçi.Drekreti nga ish presidenti, u bë me kërkesë të MPJ-së, përcjellë Gazeta Blic.Postimi i tij i plotë:

Sqarim për media:
Hapja e Ambasadës së Kosovës në Izrael nuk është bërë me dekretin e u.d. Presidentes Vjosa Osmani, por me dekret të ish-Presidentit Thaçi.
Dekreti me numër 155/2020, i datës 27 tetor 2020 për hapjen e kësaj Ambasade është nënshkruar nga ish-Presidenti, Hashim Thaçi, me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për hapje të ambasadës me seli në Jerusalem.
Pra, dekreti për hapjen e kësaj Ambasade është përpara se Vjosa Osmani ta marrë detyrën e u.d. Presidentes.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close