Çfarë ndodhi dje dhe çfarë po ndodh sot me-në Komunën e Zhelinës!

NGA Dritëro ZEQIRI

Kjo komunë u themelua në vitin 1996, në atë kohë e udhëhequr nga Rametulla Ejupi, ku për të ndjerin nuk ka çka për tu thënë, pasi ndërroi jetë pas një qeverisje të shkurtër.

Si i besuar i qeverisë u emërua Mefail Osmani, i cili më pas i fitoi zgjedhjet nga radhët e PDSH-së, e cila në atë kohë ishte në zenitin e fuqisë së saj dhe kjo fitore e tij ishte e padiskutueshme, sepse i njëjti dihej paraprakisht. Gjashtë vitet e kësaj qeverisje janë vështirë për tu mbajtur mend, sepse nuk kishte ndonjë aktivitet që do të shënohej në memorien e qytetarëve,  përveç ndonjë bekatoni që ndahej në ndonjë vend dhe një trotuari me ndriçim publik për nga shkolla e Zhelinës. Pavarësisht se gjatë kësaj kohe nuk u ndërtua asgjë, mund të konstatohet se komuna në vitet e para arriti të mbijetonte disi dhe borxhi që i mbeti pasardhësit nuk ishte edhe aq shqetesues.

Pas ardhjes së Qenan Aliut në krye të komunës, të njëjtën e kaploi teposhtëza dhe pas 2.5 viteve qeverisje komuna u bllokua deri në periudhën 1 vjeçare të qeversisjes së Fatmir Izairit, diku deri në fund të vitit 2009.

Koeficienti i borxhit të përllogaritur nga Ministria e Financave  gjatë analizave për kalim në fazën e dytë të decentralizimit fiskal ishte 0.85% nga buxheti i paraparë për një vit (2009-2010), që nënkupton se kjo komunë ishte sjellur buzë greminës!

Kryetari Izairi (larg çdo komplimenti) me shumë përpjekje dhe aftësi menaxhuese këtë borxh e menaxhoi dhe e ç’bllokoi llogarinë e komunës për 7,5 vite me radhë, e cila realisht në opinionin publik dhe tek qytetarët nuk u kuptua, pavarësisht se brenda komunës situatat ishin të vështira. Sidoqoftë, investimet dhe projektet në shkolla, rrugë, bekatonizime, ujësjellës, kanalizime, plane urbanistike për çdo vendbanim dhe zonën industriale, ndihma për kategoritë sociale, morën hov të theksuar dhe tejet i lidhur shpirtërisht me përkushtim më të madh u dha pas problemeve vitale të qytetarëve. Në këtë qeverisje, jo që komuna nuk kishte borxh, por duke pasur parasysh qasjen serioze të menaxhimit dhe stilin e përkryer të saktësisë nga dr.Izairi, i gjithë procesi i menaxhimit të borxhit dhe investimeve është e regjistruar në dokumente administrative edhe sot e kësaj dite është në shërbim të së vërtetës. Këto suksese jehuan jo vetëm në vend, por edhe u kurorrëzuan me çertifikata dhe mirënjohje ndërkombëtare për cilësi.

-Udhëheqja e z.Fatmir Izairi duke qëndruar me saktësi përball çdo keqpërdorimi të mundshëm, ishte pasqyra reale e një personaliteti me të gjitha tiparet e një udhëheqësi, e cila ndoshta më vonë iu kthye në formë hakmarrje, vetëm se nuk lëshoj pe përpara individëve të ndryshëm që tentonin ta influencojnë këtë formë menaxhimi, si nga “hoxhallarë” që e sulmonin kinse për zonën industruale, tokat që ata i quanin vakëfe, duke dashur të mbulojnë narkoaferen e asaje kohe, ose për paratë me kamatë që përdoreshin në bixhos, “imam” të cilët bashkë me ca “doktor  e komandantë” e bënë peng Zhelinën duke sulmuar të mirat publike, si me rastin e ndërtimit të trotuarit dhe parkut në trekëndëshin që shërbente për mbeturina, me preteks se dëmtoheshin varrezat dhe, të gjithë këta sot asnjë fjalë të vetme nuk  e thonë për padrejtësitë që po i bëhen Zhelinës, si për shtrejtimin e ujit dhe i njëjti po na shitet si lirim, as për heqjen nga programi i Rrugës A2 (Pjesë e rrugës 105) për të cilën dr.Izairi përveç projektit të përfunduar kishte të siguruara edhe mjete nga Banka Botërore. Nuk lëshoi pe as edhe para kryetarëve dhe kandidatëve për kryetarë paraprak, që tash të veshur me petkun e analistit të “famshëm” pa mendimin e të cilit “bota do të merrte fund”, sepse sukseset e komunës ishin pengesë e madhe përballë syve të tyre. Nuk lëshoj pe edhe para ndërtimeve uzurpatore të pronës publike, pavarësisht ndikimit të tyre  në shoqëri. Qëndroi nën forcën e argumentit edhe pse të tillët për shkak të egos së tyre të paformuar e luftonin në mënyrë permanente, por më e keqja edhe nga disa aktivist të vet BDI-së  ,çuditërisht të urdhëruar edhe nga bartës të funksioneve të larta që nuk u ngopën me të mirat e gjithë periudhës së pasluftës për arritjen e qëllimeve private dhe pa asnjë arsye dr. Izairin e shihnin si rrezik të mundshëm, duke mosllogaritur në faktin që i njëjti e ngriti partinë pas debaklit të 2005 në kulmin e rejtingut në atë anë dhe, njëkohësisht asnjëherë nuk pretendonte në poste të larta partiake dhe se e gjithë kjo ishte në favor të tyre.Kjo nënkupton se për humbjen e dr.Izairit medaljet meritore jo të vogla shkojnë edhe për subjektin për të cilin garonte, gjegjësisht disa struktura të larta partiake, përmes aktivistëve te të cilët kishin ndikim në terren, me përjashtim të liderit Ahmeti. Kjo lojë për Izairin ishte shumë e qartë në horizont, por nuk u zbraps në terren për të arritur kështu një numër rekord të votave në 5100 nga përkrahja e sinqertë e qytetarëve dhe mërgimtarëve që ia dinin vlerat reale, një numër jo lehtë i mundshëm në bazë të historisë zgjedhore në këtë komunë, një numër jo lehtë i mundshëm në bazë të historisë zgjedhore në këtë komunë, pa mos e llogaritur se numri total i votave në mënyrë të paqartë do të rritet rreth 1500 nga raundi i parë në të dytin. Në një prononcim të liderit Ahmeti, se cilat komuna do t’i fiton në raund të parë, Komuna e Zhelinës ishte ndër të parat që ai përmendi dhe ky ishte realiteti i raundit të parë, kur Izairi edhe e kryesonte këtë garrë.

Izairi, kurrë nuk u përul përpara këtyre shtypjeve dhe shpifjeve, duke deklaruar se edhe nëse i humb zgjedhjet, ajo për atë do të ishte humbje e ndershme dhe kryelartë, sepse veprat e Tij do të flasin shumë gjatë me qytetarët e komunës.
Kjo edhe ndodhi, në zgjedhjet e fundit në krye të komunës udhëheq kanditati i “Lëvizjes Besa” Blerim Sejdiu, në një fushatë të mbushur me shpifje, luftë të paskrupullt nga të tre partitë opozitare.

Analogjia e kryetarit aktual dhe atij paraprak ka një dallim shumë thelbësor në kontekstin e menaxhimit.

Kryetari aktual udhëheqjen me komunën e ka punësim të parë dhe as që e ka kuptimin e menaxhimit të një komune, sepse të njëjtën e konfirmoi me fushatën parazgjedhore duke premtuar shuma maramendëse dhe gafet e vazhdueshme për koncepte thelbësore ligjore dhe konceptuale në qeverisjen lokale.

Sidoqoftë, sot me komunën menaxhon Blerim Sejdiu, si punësim të parë të tij dhe e fitoi garën përballë një kanditati të dëshmuar edhe ne sferën publike po edhe  private për dekada me radhë me mbi 40 të punësuar në ISHP, po edhe atë publik në komunë.

Karakteristikat e udhëhqejes aktuale brenda këtyre 3,5 muajve nuk të lënë hapësirë për shpresë pozitive, forma e marrjes së mandatit, ndërrimi i bravave të dyerve, mos besimi ndaj administratës publike, punësime me kontratë të aktivistëve partiak dhe kanosja për largim nga puna të atyre tjerëve, ndërrimi në formë “Sulltani” i drejtorëve të shkollave dhe zëvendësimi i tyre me drejtorë të kompromituar më herët, të cilët e kishin ndihmuar për të ardhur në pushtet,vendime te çuditshme për shtrejtim të ujit dhe ofendim i intelegjencës duke u munduar ta plason të njëjtën si lirim në dobi të qytetareve, humbja e 21 milion denarëve nga Banka Boterore nga të siguruara rreth 42 milion nga udhëheqja paraprake etj.. Si duket një pjesë e administratës, profesionalizimin e të cilëve Izairi gjithmonë e lavdronte, shumë pak u angazhuan ose ishin të rezervuar, të cilën e dëshmon edhe oportunizimi i tyre duke u kënaqur me pak.

Deklaratat e papërgjegjëshme rreth uzurpimit të projekteve që ishin në realizim e sipër edhe gjatë kampanjës, mosdija dhe publikimi i operatorit si investitorë i kanalizimit, pastaj mospërmirësimi i tekstit edhe pas reagimit, paraqitja e shtrejtimit të ujit si lirim edhe përskaj vendimit paraprak te publikuar të len ta kuptosh se Blerimi nuk ka dert për llogaridhënie ose publikim të informatave paushalle dhe aspak nuk merakoset për ato deklarata. Kjo është vërtetë për t’u shqetësuar me shumë seriozitet se si do të ecin punët mëtutje, se nga do të lëviz komuna, gjegjësisht kryetari i saj. Nëse do të jetë pjesë e ekipit të Llercës komuna do të duhet ta mbulon gjithë aktivitetin partiak me vetura, karburant, dreka e darka dhe aktivitete tjera (qeverisja PPD me Qenanin), kështu që komuna do të mbetet peng i të ashtuquajturit “klan i Llërcës” me burim të vetëm financiar: komunën, ndërsa nga ana tjetër po t’i bashkangjitet fraksionit të Shkupit, do të jetë i kërcënuar nga klani i përmendur më lartë dhe rrezikon t’i humb ata që e bënë kryetar. Gjykuar nga prejardhja e tij, me siguri se për vete do ia del disi, por për banorët e komunës vetëm vajtim “Vaj vatani e mjer mileti”.

Komuna e Zhelinës duket është sëmurë përsëri pas një shëndeti të plotë që filloi ta gëzonte, ajo tani në zemrat e shëndosha njerëzore duket se ndjen një dhimbje të madhe për projektet, planet afatgjate, duke mbetur peng i klaneve që nuk iu dihet prejardhja. Hapat gjigand me të cilët ecte suksesi i kësaj komune u ndalën apo më mirë thënë i ndalën. Të këtillë jemi ne dhe këtë e kemi.

Komentoni lajmin...