Breshëria me kallashnikovë – Fillon hetimi ndaj mbrojtjes së afërt të Ramush Haradinajt

Një festë e cila u shoqërua me të shtëna armësh e rafalë kallashnikovësh para syve të vëllezërve Haradinaj, Ramush e Daut Haradinaj po hetohet nga Inspektorati Policor i Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Festa e cila ndodhi në komunën e Deçanit, për mbrojtjen më të afërt të kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj tashmë veçse u kthye në hetim për mos reagim ndaj situatës.

Sipas këtij burimi, hetimi ndaj mbrojtjes më të afërt të Haradinajt ka të bëj me arsyetimin e mos reagimit të tyre ndaj personave të cilët shihen duke shtënë në ajër me kallashnikovë e revole.

Gjatë ditës së djeshme në një video të publikuar shihet se si disa persona nga atmosfera e krijuar nga këngët patriotike, të Ramush Haradinajt gjuanin rafalë me armë ndërsa plumbat fluturonin mbi kokën e deputetit Daut Haradinaj dhe pjesëmarrësve në ahengun e organizuar me rastin e Ditës së Çlirimit të komunës së Deçanit.

Nën breshërinë e armëve, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ia kishte thënë këngës së tij të preferuar “O moj Kosovë, o moj bukuroshe…”, gjatë një kremte të organizuar në Deçan.

Derisa kreu i Qeverisë provonte talentin e tij prej këngëtari, ai shoqërohej me të shtëna revolesh e kallashi nga të pranishmit, raporton Sinjali.

E tërë ngjarja kishte ndodhur më 26 qershor, të këtij viti, në të ashtuquajturën “Bjeshkën e Bellës” në komunën e Deçanit, me rastin e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të kësaj komune./Gazeta Blic

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *