Blaze dhe Ari lëkundin themelet e repit me “Luftë per Dinero”

Pak ditë më parë u bë e ditur se labeli “Realeyez”, i formuar në vitin 2017 dhe që tashmë është një markë suksesi në industrinë e muzikës, madje edhe përtej kufinjëve shqiptar, po prezantojnë një produkt të ri muzikor.

Yjet e labelit, Blaze dhe Ari sapo kanë lansuar projektin “Luftë për Dinero”.

Teksti është shkruar nga Blaze & Ari, të cilët kujdesen për të gjiha tekstet që janë tejet konceptuale.

Muzika është bërë nga Joezee në bashkëpunim me Realeyez Vato.

Klipi është realizuar nga Alban Selimaj dhe ekipi i tij.

Videoklipi i këngës “Luftë për Dinero” është një produkt shumë i veçantë, ndërkaq fabula e këngës dridh themelet e repit shqiptar.

Poezi me përmbajtje domethënëse, muzikë e kohës dhe një videoklip siç nuk është parë, tamam i trendeve botërore.

Pak ditë më parë u tha se “Realeyez” po vijnë për ta ndryshuar lojën në repin shqiptar dhe këtë e konfiromon projekti “Luftë për Dinero”, që mund ta shihni më poshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *