Arrestohet inspektori i ATK-së, tentoi t’ia “shpëtonte” 6000 euro biznesmenit nga Prishtina

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsioni, në kuadër të Policisë së Kosovës, ka arrestuar një zyrtar të Agjencisë Tatimore të Kosovës.

Burime të “Indeksonline” tregojnë se bëhet fjalë për inspektorin L.R. i cili dyshohet se ka kërkuar ryshfet në vlerë prej 350 euro ndaj një biznesmeni.

 

 

“Po, ai i ka kërkuar mbi tre qind euro një biznesmeni  në Prishtinë me qëllim që t’ia zvogëlojë të njëjtit një borxh që kishte ndaj shtetit” trego ky burim.

Pra, kushti i të dyshuar ndaj viktimës ishte se borxhi i  grumbulluar prej 6000 eurove do ta shpëtonte nëse do t’ia jepte 350 euro. Kësisoj, inspektori i ATK-së kishte planifikuar që t’ia bënte një korrigjimin të mbarëvajtjes e biznesit. /Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *