Anëtari i PDK-së: Jam i gatshëm për sfidën e re dhe reduktime të shumta

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Rrahim Hashimi, ka bërë të ditur se tanimë ka vendosur ta shpall kandidaturën e tij për të parin e Partisë Demokratike të Kosovës ( PDK).

Përmes këtij shkrimi, ai la për të kuptuar se me ardhjen e tij në kreun e këtij subjekti politik, përveç se do të kontribuoj për vënien e rendit dhe reformave të reja, do ta jap maksimumin e tij edhe për ti identifikuar dhe larguar anëtarët të cilët nuk janë të denjë për PDK-në.

“Pershendetje miq dashamir dhe simpatizant te PDK-së! Qytetar të Kosovës, nga sot zyrtarisht e shpalli kanditaturen time për të udheheqë me Partin Demokratike të Kosoves. Do të jam në shërbim dhe udhëheqje të partisë të ciles jo pak nga ne i dham aq shumë që deri sot disa figura gjysëm autokarte abuzuan dhe u pasururan duke keqpërdor gjithë mekanizmat e partis e më von edhe duke keqpërdor shumicën e makanizmave të shtetit për favore të tyre, miqve të tyre dhe disa klaneve brenda PDK-së. Në cilësi të lidershipit, do të bëjë reforma te thella strukturore në parti dhe do ta orientoj drejt një partie laburiste, pjesë nga programi do i plublikoj në ditët dhe javët në vijim”, thuhet mes tjerash në profilin e Rrahim Hashimit në Facebook.

Komentoni lajmin...