Alberita Preni e GT zbulojnë më shumë nga hiti që po vjen (Video)

Alberita Preni tashmë është emër i njohur në skenën muzikore moderne. Ajo erdhi fuqishëm, duke imponuar stilin e saj të veçantë. Bukuroshja u popullarizua me këngën “Për ty jam tu menu”, që arriti të bëhet mjaftë e dëgjuar.

Alberita është gati për të goditur sërish, këtë radhë në duet me reperin e munguar Edison Tërnava, i njohur si GT.

GT, që njihet për repin e tij unik, po rikthehet për bashkëpunimin e tij me Alberita Prenin dhe këngën që pritet të lansohet së shpejti. Me gjasë dyshja do sjellin një produkt muzikor që do të marrë pëlqimin e mases.

Siç kuptojmë, dyshja kanë punuar me “Unix Production” për muzikën dhe tekstin, ndërkaq videoklipi është punuar nga produksioni “Pinkmoon”. Kënga titullohet “Marre”. Pjesa e këngëtares bukuroshe është xhiruar në Zvicër, ndërkaq xhirimet e reperit janë bërë në natyrën e bukur të Shalës së Bajgorës.

Komentoni lajmin...