fbpx
Lajme

Fakteplus publikon dokumentin ku pretendohet se Glauk Konjufca ishte pjesë e SHIK-ut

Seanca e mbajtur në fillim të muajit shkurt të këtij viti lidhur me Projektligjin për Dialogun me Serbinë, kishte krijuar debat të ashpër mes deputetit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj  dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Atë kohë, deputeti i PSD-së dhe ish- anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj e kishte akuzuar shefin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, se për një vit ka qenë në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK).

“Me qense Glauku flet për etikë, për guxim dhe sinqeritet unë e ftoj Glauk Konjufcën me marrë guximin edhe mu ballafaqu me të vërtetën dhe jo mu fsheh, por me kallxu qysh një vit ka qenë në SHIK. S’di a e dijnë kolegët unë e kam kuptuar dy javë para se të dalë prej Vetëvendosjes dhe mandej ma kanë konfirmuar. Një vit Glauk Konjufca ka qenë në Shërbimin Informativ të Kosovës. Edhe do të ishte mirë me marrë guximin dhe me kallxu. Kur ka qenë Glauku në SHIK nuk ka qenë në Vetëvendosje dhe unë nuk e kam problem. Vetëm a di cka kam pasur problem që s’ka pasur guximin me tregu edhe të thotë njerëz kam qenë këtu edhe kam punu një vit”, kishte deklaruar Molliqaj.

E gjatë kësaj seance pas këtyre akuzave, Konjufca u kundërpërgjigj: “I pranoj pretendimet e Dardanit, veç me një kusht: nëse ka ndonjë fakt apo ndonjë argument për këtë shpifje, unë i pranoj”.

Kurse pas kësaj seance dhe akuzat e bëra edhe jashtë Kuvendit e kanë shtyrë Konjufcën që të dorëzonte padi në Gjykatë kundrejt Molliqajt.

Ndërkohë Agjencia e Lajmeve FaktePlus ka siguruar kontratën të nënshkruar e vulosur, ku flitet për angazhimin e Glauk Konjufcës në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK).

Në këtë kontratë thuhet se Konjufca është i punësuar për tetë orë punë në sektorin e përpunimit të të dhënave e që do të fillonte punën nga 1 shkurti i vitit 2001.

Tutje në këtë kontratë të siguruar nga redaksia e FaktePlus, theksohet se nënshkrimi i kontratës bëhet në prani të dëshmitarëve si Sherif Konjufca dhe Fadil Lepaja, ani pse ky i fundit kishte mohuar se e kishte punësuar Konjucën në këtë organizatë.

Ndër të tjera, sipas kësaj kontrate, theksohet se të punësuarit, në këtë rast Glauk Konjufcës, do t’i sigurohet një hapësirë pune në zyret e Shërbimit Informativ të Kosovës, si dhe një kompjuter personal.

Duhet theksuar se vërtetësia e kësaj kontrate të siguruar nga FaktePlus nga  burime të veta, mund të konfirmohet apo kontestohet nga vetë palët që janë subjek i saj.

Për këtë arsye FaktePlus, ka tentuar të marrë përgjigje nga vetë ish- shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, por që një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Përkundër tentimeve, Konjufcën ka qenë e pamundur ta marrin në telefon dhe ai nuk është përgjigjur as në pyetjet e dërguara me shkrim, ku kemi kërkuar një sqarim për këtë kontratë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close