18 vjeçarja shqiptare nga Gjilani, çuditë Amerikën me shpikjen e saj

18 vjeçarja shqiptare nga Gjilani të cilës iu kërkuan 5000 euro për t’u pranuar në Universitetin e Prishtinës, në fakultetin e mjekësisë, befasojë Amerikën me shpikjen e saj.

Arta Spahiu është emri i vajzës nga Gjilani, e cila është renditur e dyta në Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve. Vlenë të theksohet se kjo studente nuk arriti të pranohet në Universitetin e Prishtinës në fakultetin e mjeksisë për shkak se deklaroi nuk kishte t’iu ipte 5000 euro ryshfet. Ajo arriti te shkoine amerik per vizite tek tezja e saj, nderkaq atje iu hapen te gjitha rruget e jetes theksoi ajo. Madje, ajo deklaroi qe kete projekt kishte synim ta prezantonte ne Kosovë, mirpo nuk gjeti mbështetjen e shtetit.

Vajza nga Gjilani ka arritur të renditet në vendin e dytë me shpikjen e “dorës robot”.

Nxënësja nga Gjilani e paraqiti projektin e saj Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve I-SWEEEP, “Konkursi Shkencor Ndërkombëtar në Fushën e Energjisë, Inxhinierisë dhe Mjedisit”, i cili u zhvillua në Qendrën “Gorge Brown” të shtetit Houston, në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë konkurs morën pjesë 564 nxënës dhe 300 mësues , ku u prezantuan 385 projektet më të mira nga 62 vende të ndryshme të botës.

Falë kësaj fitoreje 18-vjeçarja ka fituar një bursë te plotë studimi në “North Amerikan University”, po ashtu është punësuar si asistente administrative në këtë Universitet.

One Reply to “18 vjeçarja shqiptare nga Gjilani, çuditë Amerikën me shpikjen e saj”

  1. Je suis heureux pour la demoiselle est acceptée a l‘Université des États Uni D‘Americ .Sinon pour les corupteure Kosovars elle sera rester comme une misérable aux Kosovo 😪😪😪😪

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *